LAJMI I FUNDIT:

MPB akoma nuk ka gjurmë nga Sead Koçan

MPB akoma nuk ka gjurmë nga Sead Koçan

Biznesmeni Sead Koçan ende nuk është në dispozicion të organeve të rendit, ndërsa MPB akoma nuk ka gjetur asnjë gjurmë të tij. Organet kompetente nuk japin detaje për publikun në lidhje me hetimet, ndërsa një pjesë e mediave shkruajnë se pronari i “Transmet” ka lëshuar vendin të njëjtën natë, pas lëshimit të urdhërit për arrest, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati i Sead Koçan, njoftoi se për vendimin e Gjykatës Penale për arrestimin e klientit të tij, ka marrë vesh nga mediat, ndërsa tek ai nuk ka arritur asnjë vendim.


Koçan gjithashtu është edhe pronari i TV Nova, ndërsa emri tij është përmendur edhe në “bombat” e LSDM-së./Telegrafi/

Gjykata ka lëshuar urdhër për arrestim të biznesmenit Sead Koçan
Lexo po ashtu Gjykata ka lëshuar urdhër për arrestim të biznesmenit Sead Koçan