LAJMI I FUNDIT:

MPB: 129 gjoba në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 129 gjoba në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka vazhduar dje (17.04.2024) me kontrollet të shtuara në komunikacion me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba.

Prej tyre 24 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për drejtim automjeti pa patentë shoferi, katër për kalim në semafor të kuq, katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjeteve.

“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së