Mozzik: Nuk i zgjedh dot njerëzit, po qentë po - këta s’të tradhtojnë kurrë

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka ndarë së fundmi një mesazh reflektues në rrjetet sociale, që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij.
Përmes një postimi në InstaStory, ai ka shfaqur një anë më personale dhe emocionale të vetes, duke folur për besimin dhe tradhtinë.
Në fotografinë e publikuar, Mozzik shihet i shtrirë dhe pranë tij ndodhen dy qentë e tij.

Krahas imazhit, reperi ka shkruar një mesazh të fortë për ndershmërinë dhe besnikërinë, duke bërë një krahasim mes njerëzve dhe kafshëve.
“Nuk i zgjedh dot njerëzit, po qentë po - këta s’të tradhtojnë kurrë. Këta s’të kafshojnë kurrë pas shpine... prandaj i mbaj afër", ka shkruar ai.
Në fund të postimit, artisti ka shtuar një urim të ngrohtë për ndjekësit, duke u dëshiruar një ditë të qetë dhe pozitive.
“Të gjithëve ju uroj një diel të bukur e të qetë".
Postimi i Mozzik është interpretuar nga fansat si një reflektim mbi marrëdhëniet njerëzore dhe përvojat personale. /Telegrafi/




























































