Reperi i njohur i estradës, Mozzik, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit, "Dhelpër dinake".

Kjo këngë për dy ditë mori dy milionë klikime në kanalin YouTube, duke u shndërruar kështu në një prej këngëve më në trend të momentit në tregun shqiptar.


E për gjithë këtë sukses ai ka falënderuar fansat, dhe në një nga postimet e fundit në InstaStory ka folur për ndikimin që ai po krijon në industrinë e muzikës.

"Gjynah çka po i bëj tregut unë", kanë qenë fjalët e reperit, i cili mesa duket ka ironizuar me faktin që kënga e tij e re po ecën mirë, duke shtruar ndikim në tregun muzikor shqiptar.

mozzik1 1

Përveç jetës profesionale, Mozzik ka qenë shumë i përfolur së fundmi edhe për jetën private.

Ai dhe reperja Loredana Zefi kanë njoftuar publikun se e kanë stagnuar lidhjen e tyre, duke thënë se iu duhet kohë për të menduar nëse në një të ardhme, do ta vazhdojnë lidhje ne tyre apo jo.

Loredana Zefi Gramos Aliu Mozzik foto Ridvan Slivova 70

Përndryshe, fryt i kësaj lidhje është vajza e tyre e vogël, Hana, e cila tashmë është shndërruar në prioritetin kryesor si për Mozzikun, ashtu edhe për Loredanën. /Telegrafi/