Reperi i njohur Mozzik aktualisht është duke shijuar suksesin e projektit të tij më të fundit, “Madam”.

Në vetëm pesë ditë, ai ka arritur të grumbullojë mbi katër milionë klikime në kanalin YouTube, me çka e ka dëshmuar që kënga e fundit është shndërruar në hit.


Pjesë e klipit “Madam” është edhe e dashura e tij, Loredana Zefi, me të cilën Mozzik është në lidhje tash edisa kohë.

Çifti në fjalë janë mjaft të ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku ata herë pas here ndajnë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

27878374 1824328337872682 1433674402825764864 n e1523795750655

Së fundmi, ka qenë Loredana ajo e cila ka publikuar në InstaStory një imazh ku dyshja shfaqen duke i dhuruar një puthje njëri-tjetrit.

Ata duken më të dashuruar se kurrë, teksa shijojnë vikendin dhe suksesin e projektit të fundit. /Telegrafi/

lori e1523795859236