Jose Mourinho ka nisur punën te Benfica me synimin për ta përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Objektivi i tij i parë është mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Ferland Mendy.


Trajneri portugez e sheh francezin si zgjidhjen ideale për të forcuar krahun e majtë të mbrojtjes, një repart ku Benfica ka shfaqur pasiguri.

Përvojat e Mendyt në nivelet më të larta e bëjnë atë një përforcim të vlefshëm.

Benfica është gati të ofrojë 10 milionë euro për kartonin e Mendyt, një shumë që mund të bindë Real Madridin.

Lojtari nuk bën më pjesë në planet e Xabi Alonsos dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon.

Kontrata e Mendyt me Realin zgjat deri në vitin 2028, por dëmtimet dhe konkurrenca e madhe kanë ulur rolin e tij në skuadër.

Largimi do të ishte gjithashtu një lehtësim financiar për klubin spanjoll.

Nëse transferimi realizohet, Benfica do të fitojë një lojtar me mbi 140 ndeshje për Real Madridin, me përvojë të pasur në garat evropiane dhe një profil taktik që i përshtatet qartë stilit të Mourinhos.

Mendy do të sjellë jo vetëm stabilitet në mbrojtje, por edhe lidership dhe eksperiencë në ndeshje të nivelit të lartë, elementë kyç për ambiciet e reja të klubit.

Sfida qëndron në rikthimin e Benficës në krye, në Portugali dhe Evropë, me një projekt të fortë dhe të menduar mirë, ku Ferland Mendy mund të bëhet një nga shtyllat kryesore të repartit defensiv. /Telegrafi/

telegrafi sport app