LAJMI I FUNDIT:

Mourinho ia pranon trajnerit të Southamptonit: Skuadra më e mirë humbi

Mourinho ia pranon trajnerit të Southamptonit: Skuadra më e mirë humbi
(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur fitoi me rezultat 3-2 kundër Southamptonit në ndeshjen e Kupës FA, mirëpo Jose Mourinho ka thënë se “humbi skuadra më e mirë”.

Në fakt, siç transmeton BT Sport, trajneri i Spursave ia kishte thënë këtë gjë homologut të tij te skuadra kundërshtare, Ralph Hasenhuttl, ndërsa më pas ua pranoi gazetarëve.

“Më duhet të jem i sinqertë. Humbi skuadra më e mirë”, ka thënë portugezi në prononcimin e tij pas ndeshjes.


“Nëse shikon në një mënyrë pragmatike, duke mos harruar se ata e kishin në dispozicion lojtarin më të mirë, ekipin më të mirë të mundshëm, kishin një ditë më shumë për të pushuar, ne ishim në vështirësi për ta ndërtuar skuadrën”.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Shumë lodhje pas ndeshjes ndaj (Manchester) Cityt. Nëse e analizon në një mënyrë të thjeshtë, pragmatike, ekipi më i mirë humbi. Ata luajtën më mirë se ne”.

“Mirëpo, unë nuk mund t’i lë anash të gjitha rrethanat dhe lojtarët e mi, ata ishin fenomenalë. Më duhej ta menaxhojë këtë lojë shahu pa të gjitha figurat”, ka deklaruar trajneri i Spursave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

La Liga
UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori