Blutë e Londrës e dominuan takimin pothuajse gjatë tërë ndeshjes dhe patën raste ta dyfishonin epërsinë që ua dha Fabregas në pjesën e parë, mirëpo ishin të pafat në konkretizimin e tyre. Dhe, siç thotë ligji më i vjetër i futbollit ‘kur nuk shënon pëson’, mu kështu i ndodhi Chelseat që u dënua nga Klaas Jan Huntelaar pas një kundërsulmi të shpejtë nga Julian Draxler.

“Mendoj se kemi krijuar mjaft raste për të fituar ndeshjen. Patëm mundësi të fitonim 2-0 para se të barazohej rezultati. Patëm shumë raste, por nuk arritëm të fitonim”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.


“Por, me rëndësi janë një pikë. Ne nuk kemi humbur, megjithatë ky nuk ishte rezultati më i mirë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app