LAJMI I FUNDIT:

Motrat që i mbijetuan Holokaustit vdesin pak ditë njëra pas tjetrës në SHBA – zbulohen pjesë të rrëfimit për jetën e tyre

Motrat që i mbijetuan Holokaustit vdesin pak ditë njëra pas tjetrës në SHBA – zbulohen pjesë të rrëfimit për jetën e tyre

Dy motra që i mbijetuan Holokaustit si vajza dhe u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara më pas, vdiqën pak ditë njëra pas tjetrës në shtëpinë e tyre të adoptuar në Alabama.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet në Alabama thanë se Ruth Scheuer Siegler vdiq të shtunën në moshën 95-vjeçare. Motra e saj, Ilse Scheuer Nathan, vdiq 10 ditë më parë në moshën 98-vjeçare.

Gratë kanë lindur në Gjermani dhe ishin vajza kur Adolf Hitleri erdhi në pushtet në vitet 1930.


Pasi humbën prindërit dhe vëllain e tyre më të madh në Holokaust, por i mbijetuan vetë kampeve të vdekjes naziste, dy gratë ishin të pandashme, është thënë në një njoftim.

“Ato ishin gjithmonë bashkë”, ka treguar Ann Mollengarden, drejtoreshë arsimore për Qendrën Arsimore të Holokaustit në Alabama. “Kur Ilse vdiq, mendoj se Ruth ishte gati”.

Në fillim të vitit 1944, vajzat u zgjodhën si punëtore në kampin Birkenau dhe u ndanë nga nëna e tyre, të cilën nuk e panë më, sipas një biografie të grave.

Ato e panë për herë të fundit babanë e tyre në kamp dhe vëllai i tyre vdiq në një kamp në Gjermani.

“Vajzat punonin duke bartur tulla nga njëri skaj në tjetrin për orë të tëra. Ilse qepi gjithashtu mbulesa armësh dhe uniforma. Duke punuar pranë furrave të krematorit, ato shumë këpucë. Për herë të parë, aty e kuptuan se shokët e tyre të burgosur po vriteshin dhe digjeshin”, thuhet në një biografi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori