Gigi dhe Bella Hadid kanë zbuluar se kanë një motër nga babai të panjohur më parë, Aydan Nix, e cila u rrit në Florida dhe vetëm së fundmi mësoi për lidhjen e saj biologjike me familjen Hadid.

Në një deklaratë për Daily Mail, motrat shpjeguan se babai i tyre, Mohamed Hadid, kishte një lidhje të shkurtë mbi 20 vjet më parë, që çoi në lindjen e Aydanit.


Ajo u rrit nga një burrë që e njihte si babain e saj deri në vdekjen e tij kur ishte 19 vjeç. Pas kësaj, Aydani bëri një test gjenetik dhe zbuloi lidhjen me familjen Hadid.

“Që nga fundi i vitit 2023, jemi lidhur dhe e kemi përqafuar Aydanin si pjesë të familjes”, thanë Gigi dhe Bella.

“Ajo ka kaluar kohë me ne dhe me babanë tonë, dhe ne e vlerësojmë praninë e saj në jetën tonë. Kemi biseduar hapur si motra për ta mbështetur dhe mbrojtur atë”.

Foto: Screenshot

Motrat bënë thirrje për respektimin e privatësisë së Aydanit, e cila jeton në New York dhe dëshiron të vazhdojë jetën e saj larg vëmendjes mediatike.

Sipas DailyMail, Aydan është vajza e Mohamed Hadid dhe Terri Hatfield Dull. Burime pranë familjes thonë se ndonëse Hadid ishte në dijeni për ekzistencën e saj, nuk ka pasur mbështetje financiare, por mes tyre ekziston respekt dhe diskrecion. /Telegrafi/