LAJMI I FUNDIT:

Motra e Kim Jong-un viziton Korenë e Jugut

Motra e Kim Jong-un viziton Korenë e Jugut

Motra me shumë influencë e udhëheqësit koreanoverior Kim Jong-un pritet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në jugun fqinje.

Lajmin e bënë të ditur autoritetet e Seulit. Kim Yo-jong është vajza e vogël e ish-liderit të ndarë nga jeta Kim Jong-il dhe roli i saj u fuqizua edhe më shumë vitin e kaluar kur u përfshi në byronë politike.

Të dyja Koretë do të marshojnë nën të njëjtin flamur në ceremoninë e inaugurimit. Pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë nga Koreja e Veriut është para si një zbutje e marrëdhënieve dypalëshe.

Megjithatë ekspertët nuk mendojnë se zhvillimet do të kenë ndonjë ndikim sa i përket ambicieve bërthamore të Penianit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Veriu komunist po përdor Lojërat Olimpike për qëllime propagandistike dhe do të dërgojnë zëvendëspresidentin Mike Pence për të adresuar çështjen.

“Ne do të udhëtojmë drejt Koresë së Jugut për t’u siguruar se Peniani nuk do të përdorë simbole të fuqishme në sfondin e Lojërave Olimpike për të mbuluar të vërtetën mbi regjimin”, ishin fjalët e Pence. Kim Yo-jong, e cila është motra nga nëna e Kim Jong Un do të shoqërojë liderin ceremonian të shtetit, Kim Jong Nam, pjesëmarrja e të cilit u njoftua gjatë fundjavës. /Telegrafi/