LAJMI I FUNDIT:

Motra e dy dëshmorëve: Qe 22 vjet askush s’ka ardh te lapidari i tyre

Motra e dy dëshmorëve: Qe 22 vjet askush s’ka ardh te lapidari i tyre

Në 22 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve, Demë e Musa Shala, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me bashkëpunëtorë, sot ka bërë homazhe dhe vendosi lule tek varret e tyre në Burojë.

Atje kryetari Jashari takoi nënën dhe motrën e dëshmorëve, të cilat mes dhimbjesh e lotësh shprehën zhgënjimin e tyre në institucionet tona dhe kërkuan unitet që të jetësohet amaneti i të rënëve për Kosovën.


Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet motra e dy dëshmorëve, duke thënë se përveç kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, askush tjetër nuk ka qenë te lapidari i tyre.

“Që 22 vjet përveç trupit tonë askush nuk ka qenë te ky lapidar. Zoti të shpërbleftë, faleminderit prej krejt shoqërisë. Ishallah gjaku i tyre del në dritë, edhe e ruajnë sakrificën e tyre”, thotë ajo. /Telegrafi/