LAJMI I FUNDIT:

Motorola paralajmëron 8 shtatorin si datën e lansimit të telefonave të ri të serisë Edge

Motorola paralajmëron 8 shtatorin si datën e lansimit të telefonave të ri të serisë Edge

Motorola e prezantoi serinë Edge të vitit 2022 së fundmi, i cili është edhe telefoni i parë i mençur i fuqizuar nga çipi Dimensity 1050 Soc.

Por kompania ka edhe më shumë telefona të serisë Edge për lansim, pasi që e paralajmëruan 8 shtatorin si datë të prezantimit të telefonave të ri.


GSM Arena shkruan se Motorola e postoi një video të shkurtër duke shfaqur arritjen e tre telefonave të ri të mençur me 8 shtator. Në përshkrim shkruhej “#findyouredge”, mbishkrim që konfirmon se Motorola do të prezantojë tre telefona të ri të serisë Edge në ditën e 8-të të muajit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kompania nuk i zbuloi emrat apo ndonjë gjë tjetër në lidhje me këta telefona të mençur.

Gjasat janë që ne mund të shohim Moto X30 Pro dhe Moto S30 Pro, të cilët momentalisht janë në dispozicion vetëm në Kinë, të riemëruar si telefona të mençur të serisë Edge për tregjet ndërkombëtare.

Specifikat kyçe të X30 Pro përfshijnë çipin Snapdragon 8+ Gen 1 SoC, ekran me 144Hz dhe një kamerë kryesore prek 200MP. Gjithashtu ka bateri prej 4,610 me rimbushje me kabllo prej 125W.

Në anën tjetër, S30 Pro vije me një çip Snapdragon 888+, ekran më të vogël por me 144Hz, dhe kamerë kryesore prej 50MP. Ka bateri me kapacitet prej 4,400mAh që mbështet rimbushje me kabllo prej 68W.

Pritet që Motorola të publikoi më shumë të dhëna në lidhje me telefonat e mençur të serisë Edge teksa i afrohemi ngjarjes së 8 shtatorit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Kalo në kategori