LAJMI I FUNDIT:

Motorët elektrikë godasin segmentin më të shitur të veturave në SHBA (Foto)

Motorët elektrikë godasin segmentin më të shitur të veturave në SHBA (Foto)

Kompania Workhorse prezantoi në Las Vegas pick-up W15 me elektromotor.

Modeli më i shitur në SHBA është Ford pick-up F-150, dhe në këtë treg të madh automobilistik pick-up janë shumë të kërkuar. Nuk është çudi që elektrifikimi ka kapur edhe këtë segment të automjeteve.


Në panairin ndërkombëtar të elektronikës CES 2018, në Las Vegas është prezantuar versioni paraprodhues i pick-up elektrik Workhorse W-15.

Kjo makinë 130 kilometrat e parë i kalon vetëm me rrymë, dhe pastaj përfshin motorin benzinë që shërben si gjenerator i energjisë elektrike dhe plotëson baterinë. Pasi ta aktivizoni këtë, W-15 mund të kalojë edhe 500 km.

Motori ka 480 kuaj fuqi dhe është i bazuar në modelin Chevrolet Silverado.

Kompania planifikon që deri në fund të vitit 2018 të prodhojë dhe shes 5.300 automjete, ndërsa porositë e reja do të fillojë t’i pranojë në fillim të vitit 2019.

Çmimi bazë është 52.500 dollarë, pa subvencionet dhe përfitimet e tjera që automjetet elektrike kanë në SHBA. /kp/