LAJMI I FUNDIT:

TV Dukagjini dhe Motilokal.com me marrëveshje për transmetim televiziv

TV Dukagjini dhe Motilokal.com me marrëveshje për transmetim televiziv

Motilokal.com përveç shtrirjes në platformën online, Motilokal.com së shpejti do të nis transmetimin edhe në TV Dukagjini.

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar në mes dy mediumeve ku qëllimi kryesor mbetet që qytetarët të informohen sa më saktë me parashikimin e motit.


Lidhur me marrëveshjen zv/drejtori i përgjithshëm i RTV Dukagjini, Dardan Belegu u shpreh: Transmetimi i motit në TV Dukagjini është një hap i mirë për informimin e qytetarëve me parashikimin e motit. Motilokal.com tashmë është bërë dritare e qytetarëve të të gjitha qyteteve të trojeve shqiptare sa i përket parashikimit të motit”, u shpreh Belegu. 


Ai gjithashtu e siguroi audiencën e tij se ky transmetim do të vjen krejtësisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim. “Parashikimi i motit do të përshkohet me një mënyrë krejtësisht tjetër nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim. Transmetimi do të shoqërohet nga risitë e fundit të teknologjisë së televizionit.”, tha ai. 

Sipas tij, tashmë gjithçka është finalizuar dhe pritet që të startojë në ditët e para të vitit që po vjen.

Ndërsa, drejtori i portalit motilokal.com, Besart Gërguri u shpreh: “Jam i gëzuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje kur kemi parasysh vizionin e një televizioni në rritje si TV Dukagjini. Pas suksesit në platformën online, tani Motilokal.com do të jetë pranë çdo familje kosovare për të marrë informacionin më të saktë të motit për të gjitha qytetet e trojeve shqiptare”.

Sipas Gërgurit, kjo marrëveshje do t’i shtyjë e më tutje në zhvillimin e Motilokal.com.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori