Moti për të premten në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në relievet malore në lindje të vendit si dhe zonën e jugut ndërsa në pjesën tjetër mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në zonën e jugut do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi 2-22 m/sek. Erë me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare dhe në pjesën veriore të vendit. Valëzimi në det parashikohet i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1.8-2.7 metra.


Temperaturat parashikohen:

Shkodër 1/12 diell pak re

Kukës -2/7 re

Lezhë 0/13 diell pak re

Dibër -2/5 re

Durrës 4/16 diell pak re

Tiranë 2/16 diell pak re

Elbasan -0/13 diell re

Berat -0/11 re shi

Vlorë 4/13 re shi

Korçë -3/5 re shi

Gjirokastër -3/9 re shi

Sarandë 3/11 re shi. /Telegrafi/