Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut, sidomos në pjesën perëndimore. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri 0 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 6 deri 11 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojnë reshjet e shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte edhe për reshje të borës. Temperaturat do të arrijnë deri 9 gradë celcius./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































