LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Mbi vendin tonë edhe sot do të mbajë mot i ngjashkm me ditët e fundit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për shkak të fushave anticiklonike, të cilat janë bllokuar mbi territorin tonë, mungon aktiviteti i elementeve meteorologjike, konkretisht lëvizjes së masave ajrore në drejtim horizontal.


Në këtë situatë, parashihet mot i qetë, me ngrica të dobëta, kryesisht në orët e para të ditës dhe gjatë natës.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, njofton Telegrafi.

Instituti bën të ditur se do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/