Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte relativisht të njëjta atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.


Në momentin e vranësirave të dendura në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/