LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë – gjatë javës riga shiu dhe intervale me diell

Moti në Kosovë – gjatë javës riga shiu dhe intervale me diell
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit të hënën gjatë ditës parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kurse, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.


“E martë – mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezentë. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha. E mërkurë – mot kryesisht i ngjashme me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës. E enjte – mot i vranët por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm”, njofton IHMK-ja.

“Të premten – mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori