LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nesër në Kosovë do të ketë mot me diell dhe vranësira.

Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 gradë celsius.

“Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të ndjeshme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.


Tutje, IHK bën të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Mot i ngjashëm është paralajmëruar edhe për ditët e vikendit. /Telegrafi/