LAJMI I FUNDIT:

Moti me shi

Moti me shi

Moti për të mërkurën në Shqipëri parashikohet të jetë i vranët në të gjithë territorin e këtij vendi.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu prej orëve të para të ditës e deri në mesditë të vazhdueshme dhe intensitet mestar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike në të gjithë vendin. Gradualisht në orët e mbrëmjes reshjet do të humbin intensitet.


Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-20 m/sek në bregdet e vrullshme dhe me rrahje.

Valëzimi në dete parashikohet: forca 4 me lartësi vale 1.5-2.0 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 9/10 re shi

Kukës 4/6 re shi

Lezhë 8/9 re shi

Dibër 3/4 re shi

Durrës 10/14 re shi

Tiranë 12/14 re shi

Elbasan 11/14 re shi

Berat 9/12 re shi

Vlorë 10/11 re shi

Korçë 2/4 re shi

Gjirokastër 7/8 re shi

Sarandë 11/12 re shi./Telegrafi/