LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë, të premten nuk mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës

Moti i ligë, të premten nuk mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës

Situata e rënduar e reshjeve të dendura të shiut kanë detyruar udhëheqësit komunalë në Klinë që të ndërprejnë mësimin në shkollat e kësaj komune.

“Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës”, thuhet në njoftimin e komunës së Klinës.


Vendimi është marrë për shkaqe të sigurisë së nxënësve, ndërsa për hapat tjerë do të informohen drejtorët e shkollave, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/