Numri i viktimave nga moti i ligë që dy ditët e fundit ka prekur Italinë është rritur në 11. Dy persona kishin humbur jetën kur një pemë gjigante ra mbi veturën në të cilën gjendeshin në pjesën jugore të Romës, ka njoftuar Kryqi i Kuq.
Në Teracin jolarg Romës një person tjetër ka humbur jetën, dhe një ka pësuar lëndime të rënda trupore kur një pemë tjetër ra mbi veturën që ishte duke lëvizur. Viktima tjera ka pasur në qytetin Saint Nicola la Strada jolarg Napolit, transmeton Telegrafi.
Në Savon rrugës për në spital një grua ka humbur jetën pasi u lënduar rëndë, kur një mjet i fortë që e kishte hedhur era e fortë në një lartësi qindra metra ra mbi kokën e saj.
Në gjashtë rajone të Italisë është ndezur alarmi për shkak të erërave të fortë dhe shirave të rrëmbyeshëm, kurse vendet që janë prekur më së shumti janë Lombardia, Veneto, Liguria dhe Abruco, ku shpejtësia e erërave arrin në 100 kilometra në orë.
Në shumë qytete përfshirë Romën dhe Napolin, mësimi është ndërprerë, kurse sektori civil për mbrojtjen e qytetit të Romës ka paralajmëruar qytetarët që të reduktojnë lëvizjet për shkak të motit të ligë, duke njoftuar se gjatë orëve të ardhshme pritet të përkeqësohet edhe më shumë moti.
Si rezultat i rritjes së nivelit të ujit nga shirat e rrëmbyeshëm edhe transporti hekurudhor është ndërprerë përkohësisht, kurse rrugët që qojnë drejt kufirit Itali-Austri janë të pakalueshme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=D2ohmOixqrU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë