ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti parashikohet me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga lokale shiu.


Temperaturat minimale pritet të jenë nga 7 deri 9°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 19°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/