Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme, mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

IHMK ka njoftuar se në viset malore parashihet të bie shi me borë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. /Telegrafi/