Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 14 deri në 17 gradë.


Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/