Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vende-vende, vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10–13°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 24–27°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s. /Telegrafi/