Mot i vranët në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash si dhe kthjellime, kryesisht pas orëve të mesditës, në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 16m/s,
Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































