LAJMI I FUNDIT:

Mot i ftohët edhe në Shqipëri

Mot i ftohët edhe në Shqipëri

Paraditja e së hënës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë Shqipërinë, më të dendura paraqiten përgjatë kufirit Lindor. Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë me mot të kthjellët dhe vranësira, por në zonat malore do të ketë reshje bore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjell rritje duke luhatur vlerat ditore nga -9°C mëngjesi në zonat malore deri në 9°C në bregdet.


Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kurse moti për të martën sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin, më të dendura paraqiten në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime dhe vranësira në vend.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga – 11°C në 10°C.

Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior- verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /Telegrafi/