Mot me diell, temperaturat deri 22 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike, duke krijuar kushte për mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































