Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e dytë e muajit shtator do të kushtëzohet me mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se Për shkak të kthjellimeve dhe prezencës së madhe të diellit, indeksi UV do të vazhdojë të mbetet i lartë dhe kujdesi ndaj këtyre rrezeve në orët e mesditës do të ishte i domosdoshëm, sidomos te një pjesë e popullatës me sëmundje kronike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s. /Telegrafi/