LAJMI I FUNDIT:

Mospërmendja e Marrëveshjes së Uashingtonit, tregues se administrata Biden do të ketë qasje ndryshe nga Trump

Mospërmendja e Marrëveshjes së Uashingtonit, tregues se administrata Biden do të ketë qasje ndryshe nga Trump
Pamje nga takimi mes Donald Trump me Avdullah Hotin dhe Aleksandar Vuciq | Foto: Anna Moneymaker-Pool/Getty Images/Guliver

Mos përmendja zyrtare e marrëveshjes së Uashingtonit nga administrata e re e ShBA-së ka krijuar mëdyshje rreth mbështetjes së presidentit Joe Biden ndaj zotimeve të 4 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në dy letërkëmbimet zyrtare të presidentit amerikan, drejtuar ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Vuçiq nuk përmendet fare marrëveshja e Uashingtonit e arritur nën administratën Trump.

Kjo sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk është rastësi, por tregon distancimin e administratës së re nga marrëveshja, teksa thonë se mund të shtyhen përpara vetëm pjesë të saj. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit vazhdon të konsiderojë se e vetmja pikë e mirë nga ajo marrëveshja ishte njohja e Izraelit.

Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu thotë se duke e ditur çka paraqet për Kosovën ajo marrëveshje, do të ulen me administratën e re të ShBA-së për të diskutuar, pasi disa nga ato pika të marrëveshjes, sipas tij kanë qenë edhe në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Kurti edhe në të kaluarën ka thënë se ai dokument më së miri është i lexueshëm duket nga fundi i saj. Përfitimi nga ajo pika ku përcaktohet vullneti i shtetit të Izraelit për të vendosur marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, e duke njohur atë fillimisht. Është lajm i mirë, një njohje e re e rëndësishme për të cilën ne edhe kemi uruar dhe jemi të përkushtuar që në momentin e parë që të vijmë në qeveri të vendosim marrëdhënie të sinqerta, korrekte të partneritetit me Izraelin. Mendoj që është lajm i mirë që në ShBA tashmë ka një administratë të re, e cila udhëhiqet nga presidenti Biden, të cilin ne e kemi përkrahur hapur dhe publikisht gjatë fushatës presidenciale në Amerikë…disa nga pikat e dokumentit të Uashingtonit janë pika që kanë qenë marrëveshje në kuadër të dialogut me Brukselit, në anën tjetër janë disa pika të cilat janë vështirë të kuptohen se gjenden në mesin e atyre 16-17 pikave të marrëveshjeve. Duke e ditë këtë dhe argumentuar atë se çka paraqet për Kosovën, tashmë me një administratë të re që është shumë e mirë dhe lehtë të ulemi ashtu që të diskutohet gjithçka brenda bashkëpunimit që synojmë të forcojmë me ShBA-së”, thotë ai.

Ndërsa, drejtori i institutit “Epik”, Demush Shasha thotë për KosovaPress se në asnjë shkëmbim të lartë politik nga ana e ShBA-së nuk është përmendur marrëveshja e Uashingtonit.

Sipas tij, kjo tregon se administrata e re Biden nuk e konsideron këtë marrëveshje si ndërtues të politikave të saja karshi dialogut Kosovë-Serbi.

Megjithëkëtë, Shasha tregon cilat nga pikat mund të ripaketohen në kuadër të politikës ë re amerikane karshi Kosovës dhe Serbisë.

“Mesazhi i parë është se në asnjë shkëmbim të lartë politik nga ana e ShBA-së në asnjë moment nuk është përmendur marrëveshja e Uashingtonit. Kjo nuk është rastësi. Administrata e re Biden po tregon qartë se për të nuk është një marrëveshje mbi të cilën ata do të ndërtojnë politikën e tyre karshi dialogut dhe Ballkanit Perëndimor. Pra po shohim një distancim të administratës Biden nga marrëveshja e Uashingtonit… Ajo që duhet të presim është që një numër i pikave do të ripaketohen në kuadër të politikës së re të administratës Biden karshi Ballkanit Perëndimor dhe dialogut Kosovë-Serbi. Pra pres që një numër i pikave të asaj marrëveshje të mbesin në fuqi, por të ristrukturohen në kuadër të qasjes së re të Biden. Në këtë kuptim qasja do të mbetet e njëjtë sa i përket sigurisë së shërbyesve 5G, qasja do të jetë e njëjtë sa i përket gjërave infrastrukturore, sa i përket Hamasit, e kështu me radhë”, deklaron ai.

Letrat e presidentit Biden, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike po i sheh si tregues për një qasje ndryshe nga administrata Trump.

“Kjo tregon që administrata Biden do të ketë një qasje më të ndryshme nga ajo e administratës Trump. Do të ketë një qasje më të strukturuar dhe ndoshta më të thellë ku e sheh kontestin historik dhe politikë pak më shumë se administrata e kaluar. Mos përmendja e marrëveshjes së 4 shtatorit mbetet të shihet a është përnjëmend, do të eskivohet nga administrata Biden. Apo do të merren copëza të saj që mendojnë që janë të dobishme. Nëse në një dimension më të gjere kur kjo marrëveshje konsiderohet negative nga qeveria e ardhshme, atëherë mos përmendja e kësaj marrëveshje është pozitive në këtë funksion. Pasi nëse ka pika problematike që kjo qeveri i konsideron dhe nëse administrata e zotëri Biden ka qëndrime të njëjta, atëherë ne mund të kemi një lloj pajtueshmërie për largimin e disa pikave, apo implementimin e të tjerave”, pohon Fetahu për KosovaPress.

Më 4 shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në gjithsej 16 pika, mes tjerash flitej për bashkëpunim ekonomik dhe investime miliardësh nga ana amerikane në Kosovë, mirëpo ende diçka e tillë nuk ka ndodhur./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori