LAJMI I FUNDIT:

Mosmarrëveshje për drunj – plagoset një person në Mramor të Prishtinës

Mosmarrëveshje për drunj – plagoset një person në Mramor të Prishtinës
Foto: Ilustrim

Një vrasje në tentativë raportohet se ka ndodhur mbrëmë në fshatin Mramor të Prishtinës.

Policia njofton se pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy të dyshuar janë përleshur fizikisht me një person.


Njëri nga të dyshuarit thuhet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili ka pësuar lëndime trupore.

“Fsh. Mramor, Prishtinë 25.07.2022 – 20:31. Pas një mosmarrëveshje rreth disa druve,  dy  të dyshuarit  meshkuj  kosovar janë përleshur fizikisht me viktimën mashkull  kosovarë, njëri nga të dyshuarit  ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës  mashkull  kosovar. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti është nën hetime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori