LAJMI I FUNDIT:

Analistët thonë se përfshirja më e madhe e SHBA-së në dialog do të jepte progres në marrëveshjen përfundimtare

Analistët thonë se përfshirja më e madhe e SHBA-së në dialog do të jepte progres në marrëveshjen përfundimtare

Dialoguan për orë të tëra dhe brenda një dite u takuan dy herë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk arritën marrëveshje për targat dhe dokumentet serbe në takimin e 18 gushtit në Bruksel.

Analistët në Kosovë fajësojnë ndërmjetësuesin e dialogut – Bashkimin Evropian – pasi thonë se nuk ka kapacitet për t’u imponuar palëve arritjen e një marrëveshje duke qenë se nuk ka pozicion të qartë karshi Kosovës.


Profesori i shkencave politike, Afrim Hoti, në një prononcim për Telegrafin deklaroi se zgjidhje përfundimtare mes palëve mund të ketë vetëm atëherë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen më seriozisht në dialog dhe ‘marrin në duar’ këtë proces.

E për të ndodhur kjo, Hoti tha se duhet unifikim i spektrit politik në Kosovë, pasi sipas tij, kryeministri Kurti nuk e ka as guximin e as iniciativën për të udhëhequr procese kaq të rëndësishme, nëse mbrapa vetes nuk i ka partitë opozitare.

“Zgjidhje përfundimtare mund të ketë vetëm atëherë kur SHBA angazhohet më seriozisht në dialog dhe merr në duar këtë proces. Procesit të dialogut po ashtu i duhet një unifikim i spektrit politik në Kosovë, pasi po shihet qartë se kryeministri Kurti as nuk e ka guximin e as iniciativën për të udhëhequr me procese kaq të rëndësishme nëse nuk e ka pas vetës opozitën”.

“Prandaj, është momenti i duhur që skena politike në Kosovë të bashkohet dhe të ketë një qëndrim për dialogun e kur kjo të ndodhë do të kemi edhe seriozitet të shtuar të SHBA-së që deri më tani për fat të keq nuk e kemi pasur. Kështu do të shkojmë deri të zgjidhja përfundimtare me Serbinë”.

Tutje, ai ka shtuar se nuk është shënuar progres për çështje më të mëdha dhe se për momentin nuk ka kompromis nga palët.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit që bashkë me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zhvilluan me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk është shënuar progres për çështje të mëdha dhe se për momentin nuk ka kompromis nga palët.

E lidhur me këto deklarata profesori Hoti tha se “Borrelli nuk mund të jetë ndryshe përpos një personalitet me dy anë të medaljes”.

“Sepse paraqet një organizatë që s’ka një qëndrim të strukturuar për Kosovën. Fjalori edhe në të kaluarën, sot por edhe në të ardhmen, jam i bindur se do të jetë ‘gjuajtje në ajër’, në kuptimin që flet diçka që nuk duhet të prekë asnjërën palë”, shtoi ai.

Njëjtë si Hoti mendon edhe profesori tjetër i shkencave politike, Dritëro Arifi.

Ai për Telegrafin tha se derisa nuk qartësohet pozicioni i BE-së, dialogu do të vazhdojë një hap para e një mbrapa.

Sipas tij, deklaratat e zyrtarëve të lartë të BE-së, janë gjithmonë të favorshme për Serbinë.

“Për fat të keq BE-ja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Ajo gjithmonë ia jep Serbisë ndjenjën e fitores”, u shpreh Arifi.

Tutje, ai theksoi se është mirë që në takimin e sotëm nuk u arrit marrëveshje, pasi siç tha, nuk është dashur fare të diskutohet për çështje të tilla që lidhen me rregullimin e brendshëm të Kosovës.

“Serbia nuk duhet të pyetet fare për këto gjëra. Dialogu ka devijuar. Duhet të dialogohet vetëm për marrëveshje përfundimtare që ka në qendër njohjen reciproke. Dialogu do të devijojë skajshmërisht nëse vazhdohet të vendimet e brendshme të Qeverisë së Kosovës”, përfundoi profesor Arifi.

Takimi i së enjtes shënon herën e tretë që Kurti e Vuçiq kanë realizuar takime në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Takimet në Bruksel u thirrën pasi serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht vendosën nëntë barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e veturave dhe dokumentet serbe.

Ndonëse marrëveshje për këtë dy tema nuk u arrit në takimin e sotëm, Josep Borrell njoftoi se palët janë pajtuar që bisedimet të vazhdojnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori