LAJMI I FUNDIT:

Moskë, ekspozita me punime të Pablo Pikasos

Moskë, ekspozita me punime të Pablo Pikasos

Në muzeun e artit "Pushkin", në Moskë, janë ekspozuar rreth 240 punime të piktorit të famshëm spanjoll, themeluesit të rrymës kubiste, Pablo Pikaso.

Ekspozita është më e madhja e hapur deri tani në Rusi, me punime të këtij autori, dhe përbën një ngjarje në jetën kulturore të vendit.

Punimet përfshijnë etapa të ndryshme të krijimtarisë së Pikasos: piktura, skulptura, grafika, apo fotografi.

Ekspozita e parë me punime të Pikasos, është hapur në Moskë në vitin 1956, në të cilën u paraqitën 40 punime. Ekspozita, u pa për kohën si e çara e parë e perdes së hekurt, që ekzistonte mes Lindjes dhe Perëndimit në ato vite. Pikturat e Pikasos kanë qenë të ndaluara në ish Bashkimin Sovjetik, pasi arti i tij binte ndesh me normat e realizmit socialit.


Shumica e pikturave të ekspozuara në muzeun e artit "Pushkin" janë marrë nga koleksioni i veprave të tij në Muzen "Pikaso" në Paris. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 26 shkurt- deri në datën 23 maj . /VoA/