LAJMI I FUNDIT:

I moshuari nga Klina, i përlotur flet për dëmet e mëdha që ia shkaktuan vërshimet

I moshuari nga Klina, i përlotur flet për dëmet e mëdha që ia shkaktuan vërshimet

Vërshimet që nisën që nga orët e para të së enjtes i kanë shkaktuar dëme të shumta Isuf Berishës, nga komuna e Klinës.

Berisha thotë se uji ka depërtuar në të gjitha dhomat e katit të parë të shtëpisë së tij duke i dëmtuar të gjitha orenditë brenda.


I moshuari, me lot në sy rrëfen se nuk ka arritur të shpëtojë asgjë, përveç anëtarëve të familjes që kanë arritur të dalin nga shtëpia pa lëndime.

“Ishalla Perëndia na ndihmon se njëherë s’ka kurrgjë, krejt ky kati i poshtëm që është, me sallon, me kuzhinë, me krejt çka kemi pas dëme na ka bo, s’ka lanë kurrgjë veç robët që kemi pshtu, kur më kanë ba za, jam qu dhe krejt ujë u kanë”- ka thënë ai.

Teksa rrëfen për gjendjen e shtëpisë, ai thotë se mbrëmë nuk ka fjetur tërë natën, në përpjekje për të shpëtuar nga përmbytjet që erdhën si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në Kosovë.

Ai thotë për Kallxo.com, se sot i është drejtuar Komunës së Klinës për t’i kërkuar ndihmë, po ende nuk ka qenë ndonjë ekip për t’i vizituar.

Berisha thotë se ndihmë ka kërkuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot jam shku te kryetari, jo kem me shku qetu, jo del ekipi, jom shku në polici, policia thanë se kem për detyrë ne këtë punë, bile patrulla e policisë me dalë me thanë çka u bë, a u mbyt najkush, hiç hiç, kush nuk na ka qenë te dera, deri ju qetash që keni ardhë”, ka thënë ai.

Qytetari nga Klina thotë se edhe në vitet 1982-83 ka pasur vërshime në këtë qytet, por dëme si këtë vit nuk ka pasur asnjëherë.

Madje ai thotë se nga vërshimet kanë pasur edhe probleme me energji elektrike.

“Në Klinë nuk e di a ka qenë në 1982-83 po bash kështu nuk ka qenë. Ne na ka bë dëm të madh. Gjithë natën në ujë kemi ndejt tu u mundu me bë diçka. Shyqyr që nuk na mbyti rryma se është kanë problem edhe puna e rrymës se kur dulem nuk dinim vetëm në ujë qashtu, e kaploi uji, tjetër rrugëdalje nuk kem”- shprehet ai.

Berisha tregon se pas vërshimeve, familjarët e tij janë larguar nga shtëpia dhe po qëndrojnë tek të afërmit e tyre deri të gjejnë një zgjidhje.

“Mbasi shpëtuan fëmija, mbasi shpëtuam ne, për mall nuk kem çka më bë”, shprehet ai nën lot.

Vërshimet që nisën që nga orët e para të së enjtes kanë lënë pasoja të shumta në qytete të ndryshme të Kosovës.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka deklaruar reshjet e shiut me intenzitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar 2023.

“Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perendimore, veriperendimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasyshë reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështërsi edhe në pjesët tjera të vendit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së të publikuar në Facebook. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori