Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë konfirmuar 410 raste të reja me këtë virus.

Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, nga rastet e vdekjes shtatë ishin meshkuj, kurse pesë femra.

Tri raste të vdekjes i përkasin moshës 80 plus, tri tjera grupmoshës 70-79, pesë raste të vdekjes janë të grupmoshës 60-69, dhe një rast i vdekjes i përket grupmoshës 50-59.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,089,615 doza të vaksinës.

“Deri më sot 385,297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 1,732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140,682”, thuhet në njoftimin e bërë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive është 14,501.

Ndërsa Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi sot se në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 779 pacientë me coronavirus.

Prej tyre, 49 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 659 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, thuhet në njoftim.

Shifrat janë më të ulëta se një ditë më parë, kur numri i të hospitalizuarve me coronavirus ishte 883, ndërsa i pacientëve në gjendje të rëndë 55. /Telegrafi/