Vendimi se kur është koha e duhur për të lindur fëmijë nuk është edhe aq i lehtë.
E vërteta është se nuk ka ndonjë gjë të tillë si mosha e përsosur për të lindur fëmijë, sepse trupi i çdo gruaje dhe rrethanat e saja janë të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Por, ekziston një e vërtetë e cila me vështirësi gëlltitet: femrat nuk janë gjithmonë fertile!
Pra, fakti është se njëra periudhë është më e mirë se tjetra kur përpiqeni të mbetni shtatzënë.
Mosha më e mirë për të mbetur shtatzënë, sipas hulumtimeve
Femrat lindin me të gjitha vezët që do t’i kenë gjatë jetës – rreth 1 deri në 2 milionë sosh.
Këto shifra zvogëlohen me moshën, por në momentin që një femër futet në fazën e pubertet dhe fillon t’i lirojë ato vezë gjatë menstruacioneve, ajo mund të mbetet shtatzënë.
Parimisht, trupi juaj është super-fertil kur jeni adoleshente. Por, ndonëse trupi i një 15-vjeçareje mund të jetë i gatshëm për të mbetur ajo shtatzënë, pjesa tjetër e saj nuk është e gatshme. Kjo sepse shtatzënia kërkon shëndet të mirë të përgjithshëm, shëndet emocional, kosto financiare, ejt.
Kështu që, nëse flasim në aspektin biologjik, mosha më e mirë për një grua për të mbetur shtatzënë është në vitet e saja të 20’ta.
Deri atëherë, trupi i saj është mjaftueshëm i pjekur për të bartur një bebe – dhe ka një dekadë të plotë para se niveli i saj i fertilitetit fillon të bie (proces i fillon në moshën 32 vjeçare dhe bëhet më i shpejtë pas moshës 37 vjeçare).
Studime të shumta kanë treguar se femrat në vitet e fundit të 30’tave të tyre janë 50% më pak të prira të mbesin shtatzënë sesa gjatë viteve të 20’ta.
Edhe nëse mbetni shtatzënë në vitet tuaja të 30’ta, kjo gjë vjen me plot rreziqe: shanset për ta humbur beben janë shumë të mëdha; rreziku për anomalitë kromozonale janë më të mëdha, etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Mbretëresha Mary në publik për herë të parë pasi mori titullin e saj të ri
Çka është mezoterapia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë