LAJMI I FUNDIT:

Demarkacioni: Aposotolova e Delawie në takim me deputetët e LDK-së e Kadri Veselin

Demarkacioni: Aposotolova e Delawie në takim me deputetët e LDK-së e Kadri Veselin

Dështimi i sotëm i seancës së Kuvendit ku ishte paraparë votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka shtyrë ambasadorët e huaj që të nisin takime me krerët politik.

Një takim i tillë është duke u zhvilluar edhe sonte, në zyrën e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.


Siç mëson Telegrafi nga burimet e veta, në këtë takim pos Kadri Veselit po marrin pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si dhe deputetët e LDK-së Avdullah Hoti e Kujtim Shala.

Sipas të njëjtave burime takimi i cili ka nisur në orën 17:00 ende nuk ka përfunduar.

Në këtë takim po synohet që të arrihet një konsensus për çështjen e Demarkacionit dhe po ashtu se cili raport të hiqet nga votimi.

Kujtojmë se Kuvendi ka vendosur që seanca e cila dështoi të nis sot për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë- Mali i Zi, të vazhdojë nesër nga ora 10:00. /Telegrafi/