LAJMI I FUNDIT:

Mos ngurroni: Thashethemet në të vërtetë mund të jenë të mira për ju, thonë studimet

Mos ngurroni: Thashethemet në të vërtetë mund të jenë të mira për ju, thonë studimet

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por, sipas studimeve, ne kalojmë rreth 52 minuta në ditë duke diskutuar dikë me dikë tjetër, e njohur më mirë si thashetheme.

Sidoqoftë, ekspertët kanë zbuluar se shumica e thashethemeve nuk janë vetëm biseda të kota që ne përdorim për të ndezur emocionet tona. Ka diçka në lidhje me thashethemet që e bën atë një proces të rëndësishëm shoqëror, dhe të gjithë ne mund ta përdorim për përfitimin tonë, transmeton Telegrafi.


Bright Side ka hedhur një vështrim më të ngushtë në thashetheme dhe përfitimet e tyre për shëndetin tonë psikologjik:

Si ne bëjmë thashetheme dhe a është aq toksike sa mendojmë?

Ekziston një stereotip që thashethemet janë të këqija, bisedimet prapa shpinës kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të dikujt.

Në fakt, thashethemet rezultojnë të jenë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme dhe ne e bëjmë atë për një arsye.

Së bashku me kolegët e saj, Megan Robbins, një psikologe në Universitetin e Kalifornisë, bëri disa hulumtime për të zbuluar se si ne bëjmë thashetheme.

Foto: Chaloner Woods/Getty Images/Guliver

Ekipi studioi bisedat e 467 personave që ranë dakord të vendosnin pajisje që regjistruan bisedat e tyre. Rezultatet e hulumtimit thyen disa stereotipe rreth thashethemeve: së pari, ne kalojmë rreth 52 minuta në ditë duke thashetheme dhe së dyti, vetëm 15 për qind e thashethemeve gjatë kësaj kohe janë negative.

Një tjetër gjë që zbuluan ekspertët është se burrat kanë tendencë të bëjnë thashetheme po aq sa gratë, ndërsa thashethemet e grave duket të jenë më neutrale sesa të burrave.

Thashethemet në të vërtetë mund të jenë të mira për ne në disa mënyra

Ekspertët sugjerojnë që gjatë evolucionit tonë, thashethemet janë bërë mjeti ynë për të mbledhur informacione të rëndësishme që mund t’i përdorim për t’u mbrojtur.

Thashethemet na ndihmojnë të krijojmë bashkëpunim në grupet tona dhe të kemi kujdes se kë përfshijmë ose përjashtojmë nga këto grupe.

“Kur bënë thashetheme mund të mbash gjurmë se kush po kontribuon në grup dhe kush është egoist”, thotë Elena Martinescu, një studiuese në King’s College, Londër. “Dhe duke shkëmbyer këtë informacion, ju mund të përjashtoni ata anëtarë të grupit që janë të pa qëndrueshëm “.

Për më tepër, studimet kanë vërtetuar se edhe ajo 15 për qind e thashethemeve që është e keqe mund të na bëjë mirë. Si?

Është e thjeshtë: kur mësojmë se njerëzit flasin për disa tipare ose sjellje të karakterit tonë, ne mund t’i përdorim këto informacione për vet-përmirësim.

Ne mund të ndjehemi të lënduar dhe të irrituar për shkak të thashethemeve që njerëzit përhapen pas shpinës, por ne gjithashtu mund ta përdorim atë si një mundësi për të menduar mbi gjërat që mund të bëjmë gabim dhe t’i rregullojmë ato. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori