LAJMI I FUNDIT:

Mos keni turp të pyesni përse shpesh ju kruhet prapanica

Mos keni turp të pyesni përse shpesh ju kruhet prapanica
dreamstime

Nuk ka person të cilit nuk i ka ndodhur që të ketë pasur probleme me prapanicën. Mos u brengosni fare, nuk është alarmante

Mirëpo, është e mundshme që ju mundojnë këto probleme, nëse prapanica shpesh ju kruhet, transmeton Telegrafi.


Fshirja tepër e vrazhdët

Dermatologia Sarina Elmariah thotë se numër një për problemin dhe të kruarit të prapanicës është fshirja tepër e vrazhdët.

Këshilla e saj, nëse nevojën e bëni disa herë në ditë aq më parë përdorni bidenë apo dushin, prandaj butësisht eliminoni lagështinë me letër higjienike.

Rekomandohet të përdorni letër të butë, sepse nëse përdorni letër të vrazhdët, patjetër duhet të keni parasysh se ajo lë mikro vrraga në lëkurë të cilat shkaktojnë irritime.

Letra e gabuar

Në treg tashmë një kohë të gjatë ekziston letër e lagësht tualeti e cila mund të hidhet në kanalizim. Edhe pse shumicës kjo u tingëllon ideale, letra e tillë është njëra ndër shkaktarët kryesorë të irritimit.

Ushqimi me erëza të tepruara

Irritimi shkaktohet edhe nga ushqimi me erëza, kafe, domate dhe birrë. Provoni t’i shmangni këto lloje artikujsh, ose së paku zvogëloni konsumimin e tyre.

Hemorroidet

Dermatologia për këtë rast rekomandon të bëni dush pas kryerjes së nevojës dhe rregullisht ta lyeni me kremra me përbërje të oksidit të zinkut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori