LAJMI I FUNDIT:

Mos e provoni këtë sfidë në TikTok – shumë lehtë mund të hiqet filtri dhe të shfaqeni lakuriq

Mos e provoni këtë sfidë në TikTok – shumë lehtë mund të hiqet filtri dhe të shfaqeni lakuriq

Një sfidë në të cilën njerëzit pozojnë me ndihmën e një filtri të kuq që i bën ata të duken si një siluetë dhe lakuriq ka ngjallur shumë debat të ashpër.

Tani, megjithatë, trendi është duke u diskutuar shumë se a duhet të bëhet apo jo, sepse kanë filluar të qarkullojnë lajme se filtri shumë lehtë mund të hiqet dhe ju të shfaqeni totalisht lakuriq, njoftoi BuzzFeed News.

Sfida e siluetës përfshin të ecësh me veshje të lirshme dhe më pas të kërcesh ose të pozosh, pastaj ju shfaqeni si një siluetë e ndriçuar nga një dritë e kuqe, transmeton Telegrafi.


Trendi duket se përdor filtrin “vin rouge” të Snapchat për efektin e dritës së kuqe. Si një siluetë, pjesëmarrësit veshin më pak veshje sesa në pjesën e parë të videos, herë pas here të veshur me të brendshme ose duke pozuar nudo komplet.

Disa video të lidhura me këtë trend kanë grumbulluar miliona pëlqime.

@mrsmosquitoTried this trend…wait for it ?#silhouette#mrsmosquito#fyp#xybca#trending#foryou#putyourheadonmyshoulder♬ Put Your Head On My Shoulder – Giulia Di Nicolantonio

Trende të ngjashme në të cilat përdoruesit zgjedhin të tregojnë trupat e tyre me veshje të ngushta ose nudo janë bërë virale në TikTok më parë.

Megjithatë, tani, udhëzime se si të hiqni filtrin e përdorur në sfidën e siluetës – duke ekspozuar kështu trupat e pjesëmarrësve – po qarkullojnë në internet, me një numër që mbetet aktiv në YouTube.

Lauren Strapagiel i BuzzFeed News raportoi se një nënreditim i dedikuar për videot e redaktuara të quajtura r / SilhouetteUnflitered ishte ndaluar dhe të paktën dy llogari në Twitter që po merrnin kërkesa për të redaktuar videot e siluetës ishin pezulluar.

Të tjerët në Twitter dhe Facebook kanë përhapur paralajmërime në lidhje me sfidën dhe kanë këshilluar ata që heqin filtrin. /Telegrafi/

@lostvsnryshotsPSA TO ALL THE QUEENS ✨ #silhouettechallenge #silhouette #PSA #queensupportqueens #tiktoktrends #photography #photoshoot #phototricks♬ Put Your Head On My Shoulder – Giulia Di Nicolantonio

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Prezantohet PC-ja për “gejming”, është paksa më i madh se një banane - nuk është aspak i lirë

Prezantohet PC-ja për “gejming”, është paksa më i madh se një banane - nuk është aspak i lirë

Teknologji
Adobe Photoshop ka arritur në iPhone - së shpejti në Android

Adobe Photoshop ka arritur në iPhone - së shpejti në Android

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Kalo në kategori