LAJMI I FUNDIT:

Mos e ndiq turmën

Mos e ndiq turmën

Nga: Seneka
Përktheu: Alda Mukli

Mbi të gjitha duhet të kesh kujdes që të mos e ndjekësh, si delet, turmën e atij që është para teje, sepse kështu nuk shkon atje ku duhet, por atje ku shkojnë të gjithë.


Tekefundit nuk ka asgjë më të keqe se të përshtatesh me thashethemet duke e quajtur si gjënë më të mirë atë që pranohet nga shumica e njerëzve. E duke qenë se nuk na mungojnë shembujt atëherë jetojmë jo sipas arsyes sonë, por duke imituar të tjerët.

Për këtë arsye ka kaq shumë njerëz që bien mbi njëri-tjetrin. Ashtu siç ndodh në një masakër, kur turma e njerëzve shtypet (askush nuk bie pa tërhequr të paktën edhe një tjetër dhe ata që bien të parët janë shkatërrimi i atyre që vijnë më pas).

Ndodh edhe në jetë; askush nuk gabon vetëm për vete; bëhet shembull dhe shkas gabimi edhe për të tjerët.