LAJMI I FUNDIT:

Mos, Ana B

Mos, Ana B

Në studion e Muhamet Veselit – Muhës, në maj janë finalizuar dy instrumentale jo të zakonta për skenën muzikore në Kosovë.

Fjala është për instrumentalet “Ana B” dhe “Mos” të Agron Shalës. Vargjet që përcjellin videot, janë të shkruara nga poeti i madh shqiptar, Xhevdet Bajraj. Këto dy instrumentale do të jenë pjesë e një projekti të përbashkët konceptual, ku pos Bajrajt është i përfshirë edhe mjeshtri i fotografisë, Fahredin Spahija. Pjesë e këtij bashkëpunimi do të jenë edhe ikonat e rokut shqiptar, Hektor Gjurgjiali dhe Muha Veseli, operistja Besa Llugiqi, kitaristët Valon Gashi dhe Ilir Veseli, pastaj Vjollca Llugiqi, Nick Montopoli, Sam Davidson, Shkelzen Veseli etj. Finalizimi i projektit do të jetë produkt i një pune 12-vjeçare.


Më poshtë mund t’i lexoni vargjet dhe të dëgjoni muzikën e të shihni spotin e instrumentaleve “Ana B” dhe “Mos”.

Dëgjoni si një lule e josh tjetrën
Se si psherëtima ndjell psherëtimën
Qëkur ndryshova pllakat e gramafonit për CD
Më mungon Ana B e jetës

Mos ji i turpshëm
mos u skuq në fytyrë
mos i kreh flokët
vdekja është e verbër