LAJMI I FUNDIT:

Morina: Sondazhi është realizuar në një lagje të Vetëvendosjes

Morina: Sondazhi është realizuar në një lagje të Vetëvendosjes

Analisti Bajrush Morina, duke folur për sondazhin e prezantuar nga Lëvizja Vetëvendoje, ka thënë se besueshmëria e sondazheve të tilla është gjithmonë në pikëpyetje.

“Kush po thotë që Vetëvendosja është e para? Sipas Dardan Molliqajt, Vetëvendosja është e para gjithmonë. Unë dyshoj në besueshmërinë e këtyre sondazheve”, tha Morina, në Info Magzine të Klan Kosovës.


“Me rëndësi është kush e ka porositur këtë hulumtim. Për mendimin tim ky sondazh është i porositur nga një parti politike, është realizuar në një lagje të Vetëvendosjes dhe nuk e paraqet fuqinë politike në Llap, Dukagjin, Anamoravë dhe Drenicë”.

“Nuk i besoj këtij hulumtimi dhe nuk kam asnjë argument përpos fjalëve të Dardan Molliqajt. Edhe ai e di se ky sondazh nuk është pasqyrë politike as e vendlindjes së Dardan Molliqajt. Ky sondazh tregon se Vetëvendosja është partia që po mendon më së shumti për të ardhmen e saj politike”, tha Morina.

Ai  ka thënë se nuk ndihet i frikësuar nga lista e “Syrit të Popullit”, e cila u publikua sot në media, e në këtë listë për likuidim të personave është edhe emri i Bajrush Morinës.

“Nuk kam frikë nga lista. Më shumë kisha frikë se do të vonohesha në këtë emision për shkak të komunikacionit. Me lista të tilla të shpifura jam përballur qysh nga paslufta, madje edhe me kërcënime më të mëdha. Nuk më ka ngjallë as ndjenjën e frikës, as të turpit, e as të krenarisë”, tha Morina.

“Shqiptarët po vazhdojnë të bëjnë akoma lista të tilla, por unë do të doja të shihja një listë të zyrtarëve serbë, por jo edhe të shqiptarëve. Përfshirja ime mund të krijojë ndonjë shqetësim në familje, por mua më ka bërë të qeshi shumë”, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori