Keisi Medini dukej e mrekullueshme në mbrëmjen finale të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Biondja e bukur kishte zgjedhur një fustan të shkurtër për këtë eveniment që i tregonte hiret e saja.


Në dukjen e saj mori vëmendje kombinimi i fustanit të shkurtë me atlete dhe jo siç ndodh rëndom me taka të larta. Ndërsa për këtë përzgjedhje, ajo ka pasur një arsye të fortë.

keisi2 (Foto: Instagram/keisimedini)

Jo gjithçka ka shkuar mirë për ish-banoren e shtëpisë së famshme në Shqipëri, meqenëse kishte pësuar një incident duke e ndrydhur këmbën dhe për këtë arsye është detyruar t’i heqë takat që i kishte në fillim.

keisi (Foto: Instagram/keisimedini)

“Yje më morët mësysh, e ndrydha një këmbë sot”, ka shkruar bukuroshja në përshkrim.

Kujtojmë që Luiz Ejlli u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania duke fituar përballë finalistëve: Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Kristi Aliaj. /Telegrafi/

keisi3 (Foto: Instagram/keisimedini)