LAJMI I FUNDIT:

“Morëm rezultat pozitiv” – Pioli pas barazimit me Salernitanan thotë se mund të shënonin katër gola

“Morëm rezultat pozitiv” – Pioli pas barazimit me Salernitanan thotë se mund të shënonin katër gola

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Salernitana në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.

Rossonerët në fakt ishin duke udhëhequr fillimisht me golin e Fikayo Tomorit, por vendasit e Salernitas përmbysën gjithçka, para se Luka Jovic të barazonte shifrat në minutën e fundit të ndeshjes.

Stefano Pioli ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij luajti mirë, derisa e cilëson si pozitiv barazimin në Salerno përkundër se kanë mbetur tetë pikë mbrapa Interit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.


Milan i shmanget humbjes në minutat e fundit në duelin ndaj Salernitanas
Lexo po ashtu Milan i shmanget humbjes në minutat e fundit në duelin ndaj Salernitanas

“Ky barazim na lë keqardhje, si shumë herë këtë sezon. Nuk ishte e lehtë të dilnim nga ngërçi dhe ia dolëm, më pas bëmë gabime që nuk mund t’i përballojmë. Në fund rikuperuam dhe morëm një rezultat pozitiv, por kjo nuk është paraqitja që ne donim të bënim në fushë”, tha Pioli.

Tutje trajneri italian ka thënë se në këtë ndeshje mund të shënonin katër gola, por nuk ishte aspak i lehtë reagimi.

“Ne reaguam si një ekip i madh dhe mund të kishim shënuar katër gola, por na duhej diçka më shumë. Kur pëson një gol siç pranuam ne, nuk është e lehtë për askënd”.

“Gjëja pozitive për sonte ishte se nuk u dorëzuam deri në fund, por ne nuk duhet të kishim lejuar që Salernitana të rikthehej në lojë dhe të merrte epërsinë. Ne ende duhet të punojmë për t’u bërë një ekip i madh”, deklaroi Pioli.

Milani aktualisht zë vendin e tretë në Serie A me 33 pikë, katër më pak se Juventusi dhe tetë më pak se Interi ku të dyja skuadrat para Rossonerëve kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar dhe mund ta ngritin diferencën e pikëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori