LAJMI I FUNDIT:

Moody’s: BREXIT paraqet rrezik për rritjen ekonomike të Irlandës

Moody’s: BREXIT paraqet rrezik për rritjen ekonomike të Irlandës

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kreditimit Moody’s, njoftoi se procesi i largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian paraqet rrezik të jashtëm për perspektivën e rritjes ekonomike të Irlandës.

Moody’s thotë se BREXIT do të ketë rrezik në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Pamja ekonomike e Irlandës është në gjendje të fuqishme për arsye se është nikoqire e kompanive ndërkombëtare dhe fitimet konkurruese. Dalja e Britanisë së Madhe nga BE, përbën rrezikun më të madh të jashtëm në lidhje me rritjen e Irlandës në aspektin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Moody’s.

Në njoftim më tutje theksohet se Irlanda është ekspozuar rreziqeve që vijnë nga procesi i BREXIT-it, duke u pohuar se ndryshimi i tarifave doganore botërisht dhe ngadalësimi i tregtisë globale bën shtypje mbi ekonominë irlandeze. /Telegrafi/