Monika Kryemadhi shfaqet në ceremoninë mortore të Shpat Kasapit

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është parë pranë pjesëmarrësve në ceremoninë mortore të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi.
Homazhet nisën paraditen e së dielës në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit u zhvillua më pas në varrezat e qytetit.
Të pranishëm ishin familjarë, kolegë, miq dhe figura të njohura nga arti e muzika.

I njëjti vdiq të mërkurën nga sulmi në zemër, ndërkohë që ndodhej me familjen në Itali.
Fansat dhe kolegët e tij kanë ndarë kujtime nga më të ndryshmet, duke e mbajtur gjallë në zemrat e tyre talentin dhe personalitetin e Kasapit, i cili do të mbahet mend si një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.
Ai ishte vetëm 40-vjeç, ndonëse ka lënë pas një djalë të vogël të quajtur, Roel.
I ndjeri do të mbahet mend nga të gjithë për hitet që ka realizuar ndër vitesh. /Telegrafi/


























































